Saturday, April 27, 2024
Home Kronika Ekzekutimi i Ndokës? Familjarët: Menduam se ishin fishekzjarre

Ekzekutimi i Ndokës? Familjarët: Menduam se ishin fishekzjarre

0
1075

Ekzekutimi i Aleksandër Ndokës, vëllait të ish deputetit Arben Ndoka mund të ketë ndodhur rreth orës 22:30 minuta të së premtes (8 dhjetor 2017) bëjnë me dije burime nga grupi hetimor që po merret me hetimin e vrasjes.

Ndërkohë policia njoftoi se kanë konstatuar në orën 04: 25 minuta (9 dhjetor) trupin e pajetë të 48 vjeçarit në mjetin tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE. 

Gjithashtu këto burime bëjnë me dije se  familjarët kanë dëgjuar zhurmë por kanë menduar se kanë qenë fishekzjarre.

Në vendngjarje janë gjetur 14 gëzhoja kallashnikovi. Tetë persona janë shoqëruar në polici si persona që mund të ndihmojnë për të hedhur dritë mbi këtë ekzekutim.

Policia e Lezhës thotë se me mbështetjen e ekspertëve të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit po vijon intensivisht punën për zbardhjen e kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë të mbështetura dhe nga shërbimet FLO Shkodër, është krehur e gjithë zona, për të bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera materiale, si dhe po administrohen të gjitha pamjet filmike të kamerave të sigurisë, të vendosur nga objekte dhe biznese private.

Policia po analizon dhe përpunon me kujdes të gjitha provat materiale të administruara në vendngjarje si dhe në ambjente të tjera që lidhen me të, nëpërmjet laboratorit shkencor dhe te gjitha potencialeve policore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here