Wednesday, February 5, 2025
Home Politikë Rama u uron ditë të mbarë ndjekësve me një lajm të mirë...

Rama u uron ditë të mbarë ndjekësve me një lajm të mirë për gratë

0
818

Kryeministri, Edi Rama, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale lajmin e mirë për përmirësimin e hendekut gjinor në vend për vitin 2017.

Shqipëria është përmirësuar me +24 vende pozicionin e saj ndërkombëtar në Raportin Global për Hendekun Gjinor 2017, duke u renditur e 38-ta në listën me 144 vende të vlerësuara.

Raporti nënvizon se ky përmirësim vjen si rezultat i progresit të dukshëm në fuqizimin politik të vajzave dhe grave duke kompensuar progresin e ngadaltë të së shkuarës në këtë dimension.

Progres është shënuar në çdo indikator të vlerësuar dhe specifikisht në Pjesëmarrje Ekonomike dhe Mundësi, Arsimim, Shëndet dhe Fuqizim Politik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here