Monday, May 6, 2024
Home Aktualitet Arben Malaj dhe Dritan Leli shpallen Nderi i Labërisë

Arben Malaj dhe Dritan Leli shpallen Nderi i Labërisë

0
832

Në ceremoninë e 26 vjetorit të shoqatës Labëria, janë vlerësuar personalitete që kanë kontribuar për vendin.

Në prezencën e personaliteteve të Shqipërisë dhe Kosovës është theksuar rëndësia ruajtjes së traditës dhe virtyteve të vendit. Kryetari i shoqatës Labëria, Ago Nezha, ka vlerësuar me çmimin Nderi i Labërisë, Arben Malaj.

Malaj: Dekoratat jepen për atë që ke bërë, në fakt në shoqatën Labëria ka diçka që është gjithmonë me bisht në bejtet tona, ky vlerësim jepet për atë që duhet të bësh. Unë jam i bindur që të gjithë së bashku mund të bëjmë më shumë për ta promovuar Labërinë jo vetëm si pjesë gjeografike e Shqipërisë.

Po ashtu dhe Dritan Leli ka marrë nderimin e Labërisë.

Leli: Më mësoi me virtyte, me idealizëm për ti shërbyer vendit tim, atdheut tim dhe mbi të gjitha Vlorës sime.

Me medaljen e  mirënjohjes është vlerësuar Labëri Luzha dhe Albert Zholi.

Të pranishmit janë përfhëndetur nga artistët e mirënjohur shqiptarë Margarita Xhepa, Mirush Kabashi dhe Bujar Asqeriu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here