Zgjedhja e kryeprokurores së re, Balla: Deputetët e opozitës ushtruan dhunë, do merren masa

0
665

Pas zgjedhjes së kryeprokurores së re të përkohshme, Arta Marku mes tensionesh, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur jashtë ambienteve të Kuvendit. Balla tha se ata që bërtasin sot kanë probleme me drejtësinë dhe sipas tij, debati duhet të bëhet në institucione.

 

 

“Monika e kishte hallin tek duart në xhepa. Janë bërë bashkë të gjithë ata që prej viti 2014 kanë qenë kundër reformës në drejtësi. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë nën dirigjimin e Sali Berishës. Atëherë ata nuk mundën të bllokonin reformën në drejtësi. Ky debat nuk mund të zhvillohet me dhunë dhe me bidona me ujë. Debati zhvillohet në institucione. Ata që bërtasin kanë probleme më drejtësinë”- tha Balla.

Ndër të tjera, Balla tha se deputetët e PD kanë ushtruar dhunë në Kuvend dhe ndaj tyre do të merren masa.

“Deputetët janë goditur me bidona, më vjen keq për atë deputeten e LSI që është gjakosur. Është hera e parë që thyhet kaq shumë rregullorja. Byroja e Kuvendit të Shqipërisë do të marre masa për të gjithë ata deputetë që kanë dhunuar kolegët e tyre”- tha Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here