Thursday, May 30, 2024
Home Politikë Basha: S’janë të rënda tymueset, vala e protestave janë të drejta

Basha: S’janë të rënda tymueset, vala e protestave janë të drejta

0
764

Kryetari i PD-së ndodhet në një deklaratë për median nga selia e PD-së ku e quajti protestën si vendim i drejtë për të shprehur revoltën nga kryeminsitrit Rama.

Lulzim Basha: “Protesta e djeshme dhe ato që vazhdojnë janë shprehje e revoltës ndaj Edi Ramës.

Dje është vërtetuar katërcipërisht se Rama është i vendosur për antireformë në drejtësi. Parlamenti nuk është ai me një shumicë të marrë peng nga paraët e drogës.

Ajo çfarë është e rëndë nuk është sjellja e opozitës, por sjellja e Ramës me Kushtetutën. Vendimi për fillimin e një vale protestash në janar është vendim i drejtë”

Votimi nul

Votimin e djeshëm të kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, Basha e quajti “nul” dhe akuzoi Ramën se përdori gardën për ti mbyllur gojën opozitës

“Mandati i përfituar është nul dhe i pavlefshëm. Kryëprokurori në Shqipëri prej ditës së djeshme është vetë Edi Rama. E ka bërë jo vetëm për Saimir Tahirin e Vangjush Dakon por për veten e tyre” tha Basha.

Pas KLP po sabotohet dhe SPAK

“KLP është sabotuar për të mos pasur një prokuror me vetting e 3/ 5 e votave por për të pasur një prokuror të tijin. Po sabotohet dhe votohet dhe formimi i SPAK të cilin opozita e ka votuar dhe mbështetur në kuvend”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here