Thursday, May 9, 2024
Home Politikë Bushati i kërkon Ruçit: Mekanizëm monitorimi për zbatimin e reformës në drejtësi

Bushati i kërkon Ruçit: Mekanizëm monitorimi për zbatimin e reformës në drejtësi

0
699

 

Ministri për Europën dhe Punëve të Jashtme i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi që pranë parlamentit të ekzistonte një mekanizëm monitorimi për zbatimin e reofrmës në drejtësi.

Bushati: Roli i Kuvendit në këtë proces konsiderohet i padiskutueshëmd he kjo është një nga arsyet se pse sot për sot progresi i shqipërisë i vendeve kandidate nuk matet më nga numri dhe cilësia e ligjeve të miratuara, por nga cilësia e procesit të diskutimit dhe miratimi i tyre që garanton më shumë demokraci dhe më shumë transparencë. Kjo është arsye se pse gjatë këtij tre mujorëshi pavarësisht situatave të polarizuara politike qoftë alokimi i buxhetit për institucionet e vettingut apo miratimi i ligjit për pakicat, dëshmojnë një lloj pjekurie të kuvendit dhe rol qendror në këtë proces që reflektohet shumë edhe në klidhje me ecurinë e vendit drejt anëtarësimit në BE.

Janë dy raportet 2015-2016 nga ana e KE që rekomandojnë krijimin e këtij mekanizmi. Që nga momenti që Shqipëria u bë pjesë e MSA, e më pas mënyra si kanë raportuar ionstitucionet e pavarura kanë qenë fakultative sa i takon procesit të integrimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here