“Për të rinjtë fortesë. Për çdo shqiptar burrneshë!”, pas përleshjeve aktivistja i bën poezi Kryemadhit

0
979

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë në krye të protestës sot si jashtë ashtu edhe brenda parlamentit për të kundërshtuar emërimin e kryeprokurorit të ri nga maxhoranca.

Aq shkoi lufta e saj, saqë nuk kurseu as çizmet kundër kryeministrit Edi Rama. E me sa duket është bërë shembull frymëzimi për shumë simpatizantë të LSI-së. Njëra prej tyre madje i ka kushtuar një poezi, ku e quan ndër të tjera ‘burrneshë’.

POEZIA

Burrneshë!
Kokën lart përherë krenare!
Gjithmonë bashkë me ty Kryetare! 🙌
Punon me zemër, mbron me jetë
Grua e hekurt, luftëtare e vërtetë ❤️

Shqipërinë e pushtoi qeveria
Sot i vuri pikën Prokuroria❌
E pa lodhur nuk dorëzohesh
Sypatrembur kurrë nuk rrëzohesh!☝️

Për çdo nënë bëhesh mbështetje
Për çdo grua një mal me përpjekje🤝
Për të rinjtë bëhesh fortesë
Për çdo shqiptar burrneshë!💪

Krenari, Frymëzim
Më jep shpresë në vendin tim🌹
Jemi me ty Mona Jonë
Gjithë Rinia tek ti beson! 🙏
|Elisa Piperi| 18/12/2017

Poezia Kryemadhi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here