Thursday, May 9, 2024
Home Aktualitet Dixhitalizimi i doganave, transparencë dhe kontrolle sipas procedurave të BE

Dixhitalizimi i doganave, transparencë dhe kontrolle sipas procedurave të BE

0
724

Prej kohësh doganat shqiptare janë vënë në qendër të kritikave për mosrealizimin e të ardhurave si dhe akuzat për korrupsion, kontrabandë dhe vonesa te mallrave ne pikat kufitare.

Në zgjidhje te këtij problemi është prezantuar  është prezantuar këtë të martë  Projekti i Binjakëzimit “Modernizimi i Administratës Doganore Shqiptare” .

Ikonomi: Fokusin e ka tek thjeshtimi i procedurave administrative të operatorëve shqiptarë të huaj, si dhe jep jashtë mase shumë informacion për të parandaluar mashtrimet duke garantuar nivel më të lartë të mundshëm të sigurisë nëpërmjet një regjistri pa letër.

Projekti do realizohet në bashkëpunim me administartën doganore italiane dhe franceze dhe është financuar nga BE.  Sipas ambasadorit të Italisë Alberto Cutilo   projekti do të lehtësojë procedurat doganore.

Alberto Cutilo: Synimi i këtij projekti është të harmonizojë legjislacionin dhe procedurat e tranzitit doganor. Jam i sigurt se është një kontribut i rëndësishëm në ekonominë shqiptare si dhe hapi ndaj tregut global.

Për ambasadoren franceze projekti  garanton lehtësimin e tregtisësi dhe kontroll progresiv duke u bazuar ne listën e risqeve sipas procedurave te BE.

Sipas Zv.ministrit të Financave dhe Ekonomisë ky projekt  do ndikoj ne avancimin e Shqipërisë në rrugëtimin e saj në BE.

“Ky projekt në kuadrin e avancimin e Shqipërisë, në integrimin europian dhe gjithashtu që vlen mjaft mirë lehtësimi i procedurave të tregtisë.”

Projekti konsiston në futjen e një sistemi të kompjuterizuar për monitorimin, thjeshtimin dhe përshpejtimin e procedurave të mallrave të tranzitit, i cili do të mundësojë eleminimin e abuzimit të mallrave në kufi .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here