Sunday, April 28, 2024
Home Politikë Masat anti korrupsion, Ambasadori italian: E ka në dorë Shqipëria të konsolidojë...

Masat anti korrupsion, Ambasadori italian: E ka në dorë Shqipëria të konsolidojë sistemin

0
791

 

Ambasadori italian në Shqipëri,  Alberto Cutillo tha se korrupsioni është një fenomen që kërcënon gjithë shoqërinë. Në një aktivitet për “mbështetjen e masave anti korrupsion”, Cutillo tha se e ka në dorë Shqipëria që të konsolidojë sistemin duke ofruar rezultate të forta sidomos në kuadrin e procesit të anëtarësimit në BE. Ai tha se vetë qytetarët duhet të ndëmarrin masa kundër korrupsionit.

Alberto Cutillo: Korrupsioni nuk është çështje vetëm e Shqipërisë, por është fenomen ndërkombëtar, sidomos në këtë rajon është një kërcënim i rëndës për shoqërinë. Masat antikorrupsion duhet të integrohen në të gjitha proceset dhe axhendat politike. Një progres i mirë është bërë në këtë drejtim, por ky proces duhet të vazhdojë dhe rezultatet e arritura deri tani duhet të forcohen. 

E ka në dorë Shqipëria të vazhdojë të mbështetet mbi progresin e bërë deri tani dhe të konsolidojë sistemin duke ofruar rezultate të forta sidomos në kuadrin e procesit të anëtarësimit në BE, një prej standardeve që duhet arritur është lufta kundër korrupsionit. Italia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në kuadër të luftës kundër korrupsionit. 

Është kënaqësi të njoftoj se kryetari i Autoritetit italian kundër korrupsionit zoti Kantone do të vizitojë Tiranën në fillim të janarit.

Korrupsioni është kërcënim i rëndë për të gjithë shoqërinë. Është e domosdoshme që vetë qytetarët të ndërmarrin masa kundër korrupsionit. R ka në dorë secili prej nesh që të sjellë ndryshime nëse do që ta sfidojë korrupsionin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here