Monday, May 20, 2024
Home Politikë Ruçi në konferencë me Xhaferin: Ligji për gjuhën shqipe të miratohet sa...

Ruçi në konferencë me Xhaferin: Ligji për gjuhën shqipe të miratohet sa më shpejt

0
677

 

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ndodhet në një konferencë me homologun e tij të Maqedonisë Talat Xhaferi

Ruçi: Shqipëria dhe Maqedonia duhet të anëtarësohen në organizmat euroatlantik. Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Maqedonisë. Shpreha kënaqësinë për rolin konstruktiv të aktorëve shqiptarë në këtë proces si dhe besnikërinë e popullit shqiptar në Maqedoni brenda interesave të vendit të tyre dhe për të mirën e tyre. Mbështetëm mbledhjen e dy qeverive respektive si dhe ngritjen e komitetit për bashkëpunimin ekonomik. Nisma për ligjin e gjuhëve, konkretisht gjuhës shqipe ta shohim sa më shpejt të miratuar nga institucionet e maqedonisë. Rama dakord të mbështesin linjën 400 kv mes Shqiëprisë dhe Maqedonisë apo zgjatimin e rrugës së Arbrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here