I gjenden në banesë drogë dhe armë, arrestohet nga policia vëllai i autorit të vrasjes

0
1684

Shkodër

Me datë 23.12.2017 nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në zbatim të metodave speciale të hetimit dhe në vazhdimësi të veprimeve operacionale për përcaktimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit A. K. si autor i dyshuar i vrasjes së shtetasit A. Sh. të ndodhur me datë 17.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi:

Klaudio Koçeku, 25 vjeç , banues në fshatin Grude e Re , Shkodër, vëllai i autorit të ngjarjes.

Arrestimi i shtetasit Klaudio Koçeku, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Grude e Re, Shkodër, u gjetën dhe sekuetruan në cilësinë e provës materiale 11 thasë, dhe 2 bidona, me peshë 141 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës u gjeten:

4 (katër) automatik model 56,

1 (një) Çifte,

1 (një) pushkë snajper me dy fishekë,

6 (gjashtë) krëhëra me fishekë model 56,

1 (një) shkop gome

2 (dy) palë pranga policie,

1 (një) silinciator,

1 (një) thikë dhe 60 fisheke çifte 12 mm,

1 (një) peshore,

10 (dhjetë) fishekë model 54, ku sipas informacioneve policore dyshohen të jenë përdorur për ngjarje kriminale të tjera të cilat do ti nënshtrohen egzaminimit balistik.

Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në ngarkim të shtetasit Klaudio Koçeku për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuara nga nenet 283, 278, 279, e 280 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here