Mesazhi i Imzot Frendo: Deputetët të pastrojnë vendin nga korrupsioni dhe padrejtësia

0
920

Kreu i Kishës Katolike, imzot Gjergj Frendo, në mesazhin e tij për Krishtlindjen, i ka bërë apel klasës politike që të shmangë konfliktet dhe të punojë për një vend më të denjë për shqiptarët.

Imzot Frendo: “Në shumë aspekte shoh shumë përparime. Deputetët kanë miratuar që të bëhen ndryshimet në drejtësi, ky është një hap shumë përpara. Veçanërisht këto ditët e fundit nuk kanë qenë shumë të bukura. Unë shpresoj dhe uroj që të gjithë me vullnet të mirë, me shpirt dialogu, të matur, të kërkojnë të arrijnë ata që është më e mirë për popullin”     

Duke pasur në vëmendje vuajtjet e popullit shqiptar, Imzot Frendo kërkon që deputetët të angazhohen për të pastruar vendin nga korrupsioni dhe padrejtësia.

Imzot Frendo: “Ata që kanë një përgjegjësi të veçantë shoqëri, që janë anëtarët e Kuvendit të angazhohen konkretisht për një shoqëri më të drejtë, duke pastruar shoqërinë nga korrupsioni dhe nga padrejtësia. Në këtë mënyrë krijohet një ambient, një shoqëri, një Shqipëri më e denjë për popullin tonë i cili ka vuajtur shumë në të kaluarën” 

Lidhur me vendimin e presidentit Trump që shpalli Jeruzalemin kryeqytet Izraelit, vendim i cili bashkë me votën e Shqipërisë u rrëzua në samitine  Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Frendo, pohon se për të shamngur konflikte të mëdha, ky qytetet nuk duhet t’i përkasë asnjë feje.

Imzot Frendo: “Unë nuk jam politikan, por kërkoj në sintoni me mendimin e Vatikanit që të krijohet një situatë që garanton më shumë paqe në botë. Kisha gjithmonë ka propozuar që Jeruzalemi të jetë një qytet ndërkombëtar. Ndoshta është zgjidhja më e përshtatshme për të stabilizuar paqen në atë rajon” 

Më 13 dhjetor, në Samitin e OBI, vendimi i presidentit Trump për Jeruzalemin u rrëzua me 128 vota pro rezolutës, 9 kundër dhe 33 abstenime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here