Kina mbyll 3000 website

0
709
Customers use computers at an internet cafe in Shanghai, China on 31 March 2010. China has one of the most sophisticated and extensive firewall in the world, with the aim of keeping its citizens from accessing information freely. (Photo by In Pictures Ltd./Corbis via Getty Images)

Kina ka mbyllur më shumë se 3000 website që nga fillimi i vitit 2015 për thyerjen e ligjeve apo rregullave të tjera.

Shumica e popullsisë mbështet përpjekjet e qeverisë për të pastruar hapësirën kibernetike, raportoi të dielën (24 dhjetor) agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua. Qeveria ka rritur kontrollet në internet që kur presidenti Xi Jinping mori pushtetin pesë vite më parë.

Kritikët thonë se kjo është një përpjekje për të kufizuar lirinë e fjalës dhe për të parandaluar kritikat e Partisë Komuniste në pushtet. Qeveria u shpreh se rregullat  vendosura ndaj internetit kanë për qëllim sigurinë kombëtare, stabilitetin shoqëror dhe parandalimin e përhapjes së pornografisë si edhe materialeve me përmbajtje dhune.

Nga mbyllja e 3000 website-ve, janë mbyllur edhe 10 milionë llogari në faqet e internetit.

“Siguria e internetit ka të bëjë me qëndrimin afatgjatë të partisë në pushtet, paqen dhe stabilitetin afatgjatë të vendit, zhvillimin socio-ekonomik dhe interesat personale të njerëzve,” tha Xinhua. “Më shumë se 90 % të anketuar mbështetën përpjekjet e qeverisë për të menaxhuar internetin dhe 63.5 % besonin se në vitet e fundit ka pasur një reduktim të dukshëm në përmbajtjen e dëmshme online.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here