Kryeprokurorja e përkohshme zbulon misionin e Rilindjes në Prokurori…

0
1079

Për të treguar se Arta Marku nuk do përdorej për t’i bërë presion prokurorëve që hetonin dosjet e nxehta të Rilindjes, deputetët socialistë e minimizonin rolin e saj në krye të organit të akuzës.

U tha se Arta Marku do të ishte një drejtuese thjesht kalimtare në Prokurorinë e Përgjithshme, një administratore e përkohshme, deri sa të krijohej Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Premtuan se do të qëndronte në detyrë vetëm 1 muaj, se ajo nuk kishte kompetencat për të shkarkuar askënd dhe se prokurorët janë zotër të çështjes që hetojnë, ndaj askush nuk kishte kompetencë t’i ndërhynte në hetime.

Misionin që i kishte ngarkuar Rilindja, Arta Marku e zbuloi me lëvizjen e planifikuar të drejtuesve të prokurorisë në qytetet kryesore dhe me drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Pikërisht aty ku hetohen Saimir Tahiri, Ilir Beqja, Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini.

Lista e kandidatëve për drejtues në prokuroritë si më poshtë:

Prokuroria e Krimeve të Rënda, Anton Martini

Prokuroria e Tiranës, Besnik Cani

Prokurorinë e Elbasanit, Ermira Tafani

Prokurorinë e Shkodrës, Gjon Kodra

Prokurorinë e Vlorës, Albert Kuliçi

Prokurorinë e Fierit, Elsa Miha

Prokurorinë Durrës, Arjan Ndoj ose Drini Pali

Prokurorinë Fier, Sotir Kllapi

Prokurorinë Pogradec, Olsian Dado

Prokurorinë Berat, Genci Qani

Prokurorinë e Korçës pritet ta drejtojë Elson Sadiku

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here