Edhe pse ka vite që punon dhe është integruar në Greqi, sërish zemra i rreh për Shqipërinë. Kristo Dëfrim Hasa ka shprehur talentin e tij në pikturë. Nëpërmjet punimeve ka fituar çmime të rëndësishme në shtetin fqinj. Në muajin tetor, me rastin e ndezjes së flakës Olimpike për Lojërat Olimpike Seul 2018 ai përfaqësoi Shqipërinë. “Në tetor u zhvillua një ekspozitë ndërkombëtare pikturëve me pjesëmarrjen e mbi 70 krijuesve nga vende të ndryshme të botës të organizuar me rastin e ndjezjes së flakës olimpike Seul 2018. Organizatorët më sugjeruan të përfaqësoj Shqipërinë si në ekspozitë është edhe në parakalimin me flamurin kombëtar shqiptar. Me këtë rast mora vlerësim edhe nga kryetari i bashkisë Olimpia ku u zhvillua edhe ekspozita”.
Ai është shembulli i një shqiptari të mirëintegruar në komunitetin ku jeton. Në asnjë rast nuk e ka harruar origjinën e tij dhe gjithmonë e përmend faktin që është nga Shqipëria. “Unë mbase kam shumë vite që jam larguar nga vendlindja ime e dashur por në asnjë çast nuk e kam harruar dhe nuk e kam nënvlerësuar. Gjithmonë jam ndjerë krenar që jam një shqiptar nga Gramshi. Këtë e kam shprehur hapur dhe pa asnjë rezervë në të gjitha komentet që kam bërë si në gazetat ashtu edhe në mediat vizive këtu në Greqi. Asnjëherë nuk kam harruar të permend bëshkejetesën, ndihmesën dhe integrimin tonë neë jetën dhe shoqërinë greke”.
Emocionet e parakalimit me flamurin shqiptar Kristo Dëfrim Hasa i shpreh me pak fjali. “Ishte një gëzim dhe një vlerësim i madh për mua. Vërtet u ndjeva shumë krenar. Janë momente të paharruara”.
Punimi i tij në ekspozitë mori vlerësime nga piktorë e kritikë, por më e rëndësishme për të ishte përfaqësimi, moment të cilin do ta ketë gjithmonë në kujtesë.