Kërkesa e Prokurorisë për heqjen e mandatit, deputeti Aqif Rakipi mohon akuzat

0
867
Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me mbjelljen e kanabisit dhe ceshtjen Came./r/n/r/nPDIU Lawmaker Aqif Rakipi, speaks during a parliamentary session, where is discussed about the planting of cannabis and Cam issue.

Deputeti i PDIU-së për Qarkun e Elbasanit, Aqif Rakipi, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e mandatit. Sipas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme të dorëzuar në KQZ, deputeti i PDIU preket nga ligji i Dekriminalizimit.

 

I pyetur lidhur me këtë, Aqif Rakipi thotë se “nuk është në dijeni të kërkesës së prokurorisë”.

Sakaq, ai mohon akuzat në kuadër të të cilave preket nga ligji i Dekriminalizimit.

“Nuk jam ndaluar ndonjëherë nga policia. S’kam probleme me formularin e dekriminalizimit”, tha deputeti Aqif Rakipi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here