Saturday, May 18, 2024
Home Aktualitet Kotzias uron Janullatosin. Demokracia e Re për nënshtetësinë: “Zhvillim pozitiv”

Kotzias uron Janullatosin. Demokracia e Re për nënshtetësinë: “Zhvillim pozitiv”

0
685

 

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, nëpërmjet një bisede telefonike ka uruar kryepeshkopin Janullatos për marrjen e nënshtetësisë shqiptare.

Sipas tij, dhënia e nënshtetësisë konsiderohet si një vazhdim i mesazhit të unitetit nga sinodi i madh i kishës ortodokse që u zhvillua vitin e kaluar në Kretë dhe u mbështet edhe nga ministria e jashtme greke.

Të hënën, gjithë mediat kryesore helene i kanë kushtuar vend reagimit të vetë kryepeshkopit gjatë mbajtjes së meshës, ku ndër të tjera tha se ka disa gjëra që ashtu si dhe vera, kur shkon koha, përfitojnë vlerë më të madhe.

Mediat greke gjithashtu i kanë dhënë mjaft hapësirë edhe publikimit të letrës së presidentit Meta drejtuar kryepeshkopit si dhe dekretit presidencial për dhënien e nënshtetësisë shqiptare.

Si një akt pozitiv e konsideron dhënien e nënshtetësisë edhe partia më e madhe opozitare, Demokracia e Re.

“Dhënia e nënshtetësisë shqiptare kryepeshkopit Anastas përbën një njohje pozitive dhe minimale që shteti shqiptar i detyrohej një personaliteti unikal dhe me rrezatim ndërkombëtar të ortodoksisë. Fjala dhe vepra e tij kanë ndihmuar në mënyrë decizive në rimëkëmbjen e vendit fqinj”, theksohet në reagimin e shefit të departamentit të jashtëm të Demokracisë së Re, Jorgos Kumutsakos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here