Presidenti grek telefonon Janullatosin: Dhënia e shtetësisë shqiptare vulos sjelljen shembullore

0
1032

Presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas janulaltos, të cilit i shprehu urimet më të mira për festën e Krishtlindjeve. Sakaq, Pavlopulos u shprehu urime për dhënien e shtetësisë shqiptare, që sipas tij është “një veprim që vulos sjelljen disavjeçare shembullore të Janullatosit, si një një qytetar shembull i Shqipërisë.

Mësohet se ditën e nesërme, “Presidenti grek Prokopios Pavlopulos, do të komunikojnë me telefon me Presidentin Ilir Meta, për t’i shprehur atij falënderimet e tij të ngrohta”.

“Kjo nismë e Presidentit të Shqipërisë rekomandon, përveç kësaj, një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë”, thuhet në një njoftim të ANA-MPA, agjencia shtetëore greke e lajmeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here