Friday, April 26, 2024
Home Kronika Arrestohet i riu në Kapshticë, 50 euro ryshfet policit për shmangien e...

Arrestohet i riu në Kapshticë, 50 euro ryshfet policit për shmangien e kontrollit

0
1319

Goditet një tjetër rast i mitdhënies në Kapshticë.  Policia ka arrestuar shtetasin Misir Doko, 25 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, pasi i ka ofruar ryshfet punonjësit të Policisë në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar me qëllim përshpejtimin e kryerjes së procedurave të kontrollit.

“Më datë 27.12.2017, ky shtetas është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, për të kryer veprimet e regjistrimit. Gjatë kryerjes së procedurave në momentin kur punonjësi i policisë i ka kërkuar pasaportën, shtetasi i mësipërm ia ka dhënë këtë të fundit me një kartëmonedhë të prerjes 50 Euro, në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt tokës greke” thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here