Deshton serish gjyqi Frederik Tates, Nuk pranohet doreheqja e Radovanit, Tata akuza gjyqtares

0
2343

Ka refuzuar për të dytën herë gjykimin e Frederik Tatës, gjyqtarja e shkallës së parë në Shkoder, Izabela Radovani. Seanca gjyqësore ka zgjatur pak minuta dhe ka qënë e tensionuar, ndërsa avokati mbrojtës i 50 vjeçarit, Ilir Golemi kërkoi lehtësim të masës së sigurisë, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” ose “detyrim paraqitje”. Në 22 dhjetor kur u zhvillua seanca e parë, Radovani u përball me akuza ndaj saj, pikërisht prej të akuzuarit Tata i cili ju drejtua me fjalët: “Je per vete e korruptuar pasi te kam parë ne emision investigativ duke bërë korrupsion për pronat. Duhet te jesh ti ne vendin tim, pasi une jam i pafajshem”. Përballë këtyre akuzave ajo deklaroi atë ditë se do të jepte doreheqjen nga çeshtja dhe e mbylli seancën pa vendim. Por mesohet se gjykata e Shkodres nuk e ka pranuar kërkesën e Radovanit e cila është detyruar të paraqitet sërish këtë herë në gjyq. Por akuzat ndaj saj janë përsëritur nga Tata, dhe duke parë situatën e tensionuar gjyqtarja Radovani ka refuzuar sërish ta zhvillojë seancën për zëvendësim mase sigurie për 50 vjeçarin e akuzuar per prostitucion. Tashmë duhet pritur se cili do jetë vendimi i radhës i gjyqtares Izabela Radovani nëse do zëvendesohet me një gjyqtar tjetër të shkallës së parë apo do vazhdojë ajo në këtë çështje. Frederik Tata mbetet sërish në “arrest me burg” duke qenë se ende nuk ka një vendim të ri për të lidhur me kërkesën për zëvendësim mase sigurie. Edhe këtë radhë seanca gjyqsore u zhvillua me dyer të mbyllura, pavarësisht se ka patur kërkesë edhe nga familjarët për të marrë pjesë si dëgjues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here