“I vunë damkën e zezë marrëdhënieve me SHBA”, Petrit Vasili shpërthen ndaj Ramës e Bushatit

0
699

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një bashkëbisedim me gazetarët e ka rikthyer sërish vëmendjen tek vota e Shqipërisë në OKB, për rezolutën anti-Trump, për Jeruzalemin.

Ndërsa e cilëson votën të gabuar e qëndrim anti-amerikan, Vasili akuzon kryeministrin e ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati se po cënojnë marrëdhëniet me një nga aleatët më të shtrenjtë të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“LSI konfirmon se raporti me SHBA as ka për të qënë pronë e një kryeministri cilido qoftë ai, por edhe e asnjë ministri të ekzaltuar nga e shkuara komuniste dhe ekzaltimi i çastit, por një marrëdhënie e popullit shqiptar me SHBA. Ata i vunë damkë të zezë marrëdhenive që për nee popullin shqiptar janë jetike dhe strategjike”,- u shpreh ai.

Më tej, Vasili e cilësoi positive letrën e dërguar nga Presidenti Meta, për Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, ku distancohej nga vota e Shqipërisë dhe sqaronte se nuk ishte informaur për atë qëndrim.

“Letra e Presidentit ishte një mision pozitiv, për të demonstruar atë që kryetari i shtetit ka demonstruar, çfarë mendon populli shqiptar dhe jo kryeministrucat e ministrucat”,- vijoi Vasili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here