RAMA PARALAJMËRON MINISTRAT E TIJ: DO KETË SHKARKIME, JA KUR DO BËHET VLERËSIMI

0
917

 

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do shkarkojë ministrat e tij që nuk arrijnë të përmbushin objektivat.

Rama tha se vlerësimi i ministrave do bëhet në përfundim të 300 ditëshit e parë të qeverisjes.

“Mendoj që ndryshime në kabinet duhet të ketë në cdo moment që konsatohet që një ministër apo një ministre nuk ka plotësuar objektivat.

Ne kemi ndërtuar një sistem objektivash se qeverisim vetëm, objektivat janë shumë të qarta, sistemi ndiqet online dhe nuk ballafaqohet më ministri apo ministrja me mua, por me ekranin që tregon se kur është jeshile objektivi është arritur dhe kur është e kuqe…nëse e kuqja shkon deri aty ku nuk mban me atehere do kete ndryshime.

Ky vlerësim do bëhet kur të përfundojë 300 ditëshi i parë, nëse do ketë pika të kuqe do kthehen në kartona jeshil në parlament”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here