Ngushellimet ne familjen Beqiraj, Sensibilizim pas tragjedise se rende ku 23 vjeçari gjeti vdekjen

0
3579

Në familjen Beqiraj qytetarë të shumtë po shprehin ngushellimet e tyre, për humbjen tragjike të jetës së 23 vjeçarit në shtetin Francez. I tillë është edhe ai i të rinjve të grupit “Çapajevat e Shkodres”, të cilët u sensibilizuan me këtë rast dhe dhanë kontributin e tyre në të holla, per shkak të gjendjes së vështirë ekonomike të familjes.

Familja Beqiraj edhe në këto momente të vështira nuk harron të shprehe falenderimet për të gjithë popullin e Shkodres dhe ata që ju gjenden pranë.

Për të riun 23 vjeçar të dhunuar në burgun Francez, i cili vdiç pas qëndrimit një jave në koma në spital, tashmë po punon një avokat i kontraktuar nga familja për të zbardhur të vertetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here