Sunday, May 5, 2024
Home Aktualitet Paluka: Nuk do të anëtarësohemi në BE nga rrugët, por nga siguria...

Paluka: Nuk do të anëtarësohemi në BE nga rrugët, por nga siguria ushqimore

0
830

Ekspertja e sigurisë ushqimore Valbona Paluka, thotë se Shqipëria nuk do të integrohet në BE as nga rrugët, as nga dritat, por nga siguria ushqimore.

Paluka: Çfarë do lloj qeverie që vjen në Shqipëri duhet të kuptojë vetëm një gjë; që nuk do të anëtarësohemi kurrë në BE as nga rrugët, as nga dritat, por do të anëtarësohemi nga siguria ushqimore. Nëse kjo do të kuptohet sa më shpejt, aq më shumë do të kemi mundësi të bëhemi vend anëtar sepse Shqipëria do të skanohet e gjitha për sa i përket legjislacionit të sigurisë ushqimore. Siguria ushqimore do të thotë të kesh buxhet, staf dhe infrastrukturë. Shqipëria nuk e ka. Mungon buxheti. Shqipëria nuk është Tirana. Nëse Tirana ka 20 inspektorë.

Ai mishi dhe ai produkti shtator që vjen në tregjet tona nuk prodhohet në Tiranë, por mbas malit. Kush e kontrollon atje. Stafi i sigurisë ushqimore është në vështirësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here