Thursday, May 9, 2024
Home Politikë Politikani i njohur grek letër Metës për nënshtetësinë e Janullatos

Politikani i njohur grek letër Metës për nënshtetësinë e Janullatos

0
784

 

Pas vendimit të Presidentit të Shqipërisë për dhënien e nënshtetësisë Anastas Janullatos, Ilir Metës i ka ardhur një letër falenderimi edhe nga politikani i njohur grek, ish-ministri i Jashtëm, Theodoros Pangalos.

Duke e falënderuar Presidentin Meta për dhënien e nënshtetësisë, Pangalos vlerëson kontributin e Janullatosit.

“Konstatoj personalisht veprën e tij madhore (Janullatosit) për lehtësimin e problemeve, jo vetëm të shqiptarëve të krishterë ortodoksë por edhe të gjithë shtetasve të tjerë në nevojë pavarësisht bindjeve fetare.

Zt. President, uroj për ju, familjen Tuaj dhe të gjithë bashkëpunëtorët tuaj, një Vit të Ri, të lumtur e të suksesshëm. Me konsideratë e respekt, Theodoros Pangalos”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here