Akuzohet për dhunën në protestën e PD, ish-shefi i FNSH ndalohet në Qafë-Thanë

0
874

Ish-sheshi i FNSH, Osman Levanaku, është ndaluar nga policia në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, pasi rezultonte person në kërkim. Ai po udhëtonte drejt Strugës me familjen e tij, ku kishte prenotuar për të festuar natën e ndërrimit të viteve.

 

 

Në momentin ku po kalonin doganën, Levanakut i është komunikuar arsyeja e ndalimit të tij, e cila ka lidhje me pjesëmarrjen në protestën e opozitës më 18 dhjetor.

Ish-shefi i FNSH Osman Levanaku sqaron se deri më tani atij nuk i është komunikuar diçka e tillë, ndonëse thekson se ka lëvizur lirisht në Tiranë.

Levanaku thotë se arsyet e ndalimit të tij janë politike.

“Unë jam i pastër, më ndaluan për protestën e PD. Por unë kam marrë pjesë në një protestë të ligjshme, si çdo qytetar. S’kam dhunuar njeri. Në ditën më të bukur, ditën e vitit të ri më ndaluan. Po ikja në Strugë për të festuar Vitin e Ri me familjen. Kisha prenotuar. Kam qenë gjatë gjithë kohës në Tiranë, por nuk më kanë kontaktuar. Sot më ndaluan. Unë nuk jam rrugaç. Jam i pastër, nuk kanë arsye të më ndalojnë. Ndalimi im është hakmarrje politike”, tha ish-shefi i FNSH Osman Levanaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here