Thursday, May 30, 2024
Home Aktualitet Apeli i Policisë Rrugore: Festoni,por mos pini alkool, nuk do të tolerojmë

Apeli i Policisë Rrugore: Festoni,por mos pini alkool, nuk do të tolerojmë

0
921

Pak orë para ndërrimit të viteve Policia Rrugore i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e sjelljes në rrugë, duke mos pirë alkool, mos përdorur celularin kur ecni, dhe mos tejkalni shpejtësin.

Në një deklaratë për mediat nga sheshi “Shqiponja”, shefi i Komisariatit të Policisë, Erion Ahemti rrugore tha: Festoni, por mos pini alkool.

Ahmeti: Policia rrugore edhe sot në datën 31 dhjetor pak para ndërrimit të viteve ka një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve në lidhje me parametrat e sjelljes, me përdorimin e alkoolit, me përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe ecjes me shpejtësi. Respektoni normat e sjelljes, mos përdorini pije alkoolike gjatë drejtimit të mjeteve, festoni por mos përdorni pjet alkoolike, përdorni mjetet e transportit publik për të shkuar në destinacione.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here