Ministri Bushati uron Vitin e Ri: 2018, vit vendimtar për të ardhmen evropiane të Shqipërisë

0
841

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka uruar gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit për vitin e ri 2018.

 

 

Përmes një video-mesazhi, ministri Busghati uron që viti 2018 të çojë më tej rrugën europiane të Shqipërisë.

“Viti 2018 është një vit vendimtar për të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, thekson ministri Bushati.
Ndër të tjera, ai ka falënderuar te gjithë punonjësit e shërbimit diplomatik dhe familjet e tyre për shërbimin që i bëjnë vendit dhe mbrojtjes së interesave kombëtare, por edhe për shërbimin e çdo qytetari.

Ministri Bushati është ndalur dhe tek platformat onlinë “SHKO” dhe “e-konsullata”, të cilat ofrojnë shërbime për disa dokumente për shtetasit shqiptarë jashtë vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here