ARRESTIMI I DEMOKRATES NË KUFI, REAGON DEPUTETJA: KJO ËSHTË ‘DHURATA’ E EDI RAMËS NË DITËN E PARË TË 2018, E PATOLERUESHME

0
1401

Ndalimi i protestueses së opozitës së djathtë në pikën kufitare të Morinit në Kukës ka shkaktuar reagimin e PD.

Deputetja Albana Vokshi e cilëson të patolerueshme arrestimin e Fiqirie Nezaj, ndërsa thotë se Rama u ofron burg shqiptarëve që guxuan të protestojnë kundër shkeljes së Kushtetutës që në ditën e parë të vitit.

REAGIMI I PLOTË

NDALIME DHE ARRESTIME – Diten e Parë të 2018-ës!!

Burgu, “DHURATA” E EDI RAMËS PËR ATA QË GUXUAN TË PROTESTOJNË NË MBROJTJE TË KUSHTETUTËS!!

Kjo është ajo që i pret të gjithë shqiptarët në 2018!!

Kryeministri ka urdhëruar arrestimin e protestuesve te opozites, në shkelje të hapur të Kartës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Mes të ndaluarve edhe një nënë. Fiqirie Nezaj, banore në Unazën e Re Tiranë, u ndalua sot në mbrëmje në Morinë e‎ po mbahet në Drejtorinë e Policisë së Kukësit me akuzën e pjesëmarrjes në protestën e 18 dhjetorit para Parlamentit.

Kërkoj lirimin urgjent të znj. Nezaj. Ndalimi i saj ështe ne shkelje të hapur te së drejtës kushtetuese për protestë.

Prokuroria të nisë hetimet për një listë të policisë sekrete që qarkullon në të gjitha pikat kufitare për të arrestuar protestuesit. Disa dite me pare, ishte Avokatja e Popullit, e cila ngriti shqetësimin për mundesinë e keqpërdorimit të filmimeve dhe fotografimeve të bëra nga policia gjatë protestës së opozitës‎.

Kjo eshte “dhurata” e Babagjyshit Kryeministër për të ‎gjithë demokratët dhe qytetarët që protestuan në mbrojtje të Kushtetutës!!!

Kjo eshte ajo që Edi Rama – Kryeminister ka urdhëruar për të gjithë ata që guxojnë të protestojnë në mbrojtje të të drejtave të tyre…

Kjo është e patolerushme.
Të gjithë duhet të reagojmë pasi këto janë ARRESTIME POLITIKE, tipike të RREGJIMEVE DIKTATORIALE.‎

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here