Vllaznia arrin akordin, Sukaj gati për t’u kthyer në shtëpi

0
1015

E ardhmja e sulmuesit shkodran, Xhevahir Sukaj, me shumë mundësi do të vendoset sot. Bomberi shkodran ka lënë pas pushimet e fundvitit, duke u kthyer në Shkodër për të vendosur rreth së ardhmes së tij. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga vetë sulmuesi shkodran.

I pyetur se a është arritur një marrëveshje, Sukaj thotë se firma akoma nuk ka ardhur me ekipin e Vllaznisë, por shprehet optimist se një gjë e tillë mund të arrihet që ditën e sotme. Gjithashtu, Sukaj shprehet i bindur se do të udhëtojë me kuqeblutë drejt Ulqinit me 5 janar, aty ku do të zhvillohet faza përgatitore e dimrit për rreth dy javë.

30-vjeçari shkodran në gjysmën e këtij sezoni ishte pjesë e ekipit të Partizanit për tu larguar më pas që prej fundit të dhjetorit. Sukaj e ka shprehur vetë dëshirën për tu rikthyer në Shkodër tek ekipi i Vllaznisë. Nga ana tjetër, edhe drejtuesit shkodranë kanë qenë të hapur për një rikthim të Sukajt tek kuqeblutë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here