Donald Lu mesazh për të rinjtë shqiptarë: Unë jam një mbështetës i madh i…

0
794

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka zgjedhur të vizitojë në këtë fillim viti Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Gjatë takimit të tij me studentët, ambasadori Lu është ndalur tek projektet e tyre për të nxitur fuqizimin e grave dhe luftuar ekstremizmin.

Ambasadori ka thënë se ai është një mbështetës i madh i fuqizimi të grave dhe iu është drejtuar të rinjve me mesazhin për një shoqëri të barabartë në udhëheqje dhe përgjegjësi.

Postimi i plotë në Faceook i ambasadës së SHBA në Tiranë:
“Si një bashkëshort dhe një baba, unë jam një mbështetës i madh i fuqizimit të grave. Shpresoj që të gjithë ju të jetoni në një shoqëri në të cilën burrat dhe gratë janë të barabartë në udhëheqje dhe përgjegjësi.”
Në fillim të këtij muaji, Ambasadori Lu vizitoi universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan për t’u takuar me studentë dhe për të mësuar më shumë mbi projektet e tyre për të nxitur fuqizimin e grave dhe luftuar ekstremizmin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here