Kush janë deputetët që zënë vendet e Rakipit e Rehovicës në Kuvend (Emrat)

0
855

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka hequr sot mandatin dy deputetëve, atij të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledion Rehovica, i cili kishte fituar mandatin në qarkun e Beratit, si dhe atij të PDIU-së, Aqif Rakipi, i cili e ka fituar mandatin në Qarkun e Elbasanit.

Institucioni i Prokurorisë thotë se ata kanë përdorur identitet të rremë në Itali ku edhe janë arrestuar.

Tashmë, vendin e tyre do ta zënë përkatësisht Silva Caka nga LSI, e cila ka qenë deputete në Kuvend gjatë legjislaturës 2013-2017.

Ndërkohë, deputeti më i ri në Kuvend do të jetë Dritan Bici, i cili zëvendëson Aqif Rakipin në Qarkun e Elbasanit.

Dritan Bici ka qenë ish-kryetar i Bashkisë Gramsh, ish-kryekomunar dhe ish-kryetari i PS-së, po në Gramsh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here