Friday, April 26, 2024
Home Politikë Meta: Pusteci i ka të gjitha potencialet për të qenë një bashki...

Meta: Pusteci i ka të gjitha potencialet për të qenë një bashki e begatë

0
733

Preidenti i Republikës, Ilir Meta ishte sot në Pustec, një zonë me komunitet maqedonas

Në fjalën e tij, kreu i shtetit shqiptar tha se Pusteci është shembulli i bashkëjetëses. Ai tha se kjo zonë i ka të gjitha potencialet që të jetë një bashki e begatë.

Meta: Pusteci është shembull i bashkëjetesës. Pavarësisht vështirësive sidomos të rinjve psh papunesia, mendoj se duhet të bashkëpunojmë sepse Pusteci duhet të jetë një ndër bashkitë më të begata sepse i ka të gjitha potencialet.

Synojmë të përfitojme edhe nga eksperienca e fqinjeve për ta zhvilluar më tej këtë zone. Në vitet në vazhdim edhe vetë stafi i bashkisë duhet të hartojë projekte për të rritur hapësirat e punësimit dhe t’iu drejtohet organizatave apo donatoreve për të ritur punësimin.

Ka rëndesi të veçante ruajtja e identitetit tuaj. Vullneti jonë vazhdon për një integrim më të mirë. Bashkëpunimi juaj me Maqedoninë dhe Greqinë mund të sjellë shumë përfitime dhe të arihet niveli si ne dy Prespat e tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here