Sukaj: Vllaznia zgjedhje zemre, nuk duhet të kemi frikë nga rënditja

0
746

Xhevahir Sukaj është goditja e parë e skuadrës së Vllaznisë.

Në intervistën dhënë për gazetarët menjëherë pas firmosjes me klubin kuqeblu, Sukaj është shprehur i kënaqur për rikthimin tek Vllaznia ndërsa ka theksuar se pavarësisht formës jo të mirë fizike, do të punojë shumë për t’u kthyer në lojtarin e duhur për ekipin.

“U bë shumë kohë që kam luajtur me shumë skuadra të tjera. Erdhi një moment i përshtatshëm, që me të gjitha mundësitë dhe kapacitetin që kam si lojtarë, uroj dhe shpresoj t’i shërbej ekipit maksimalisht.

“E kam ndjekur Vllazninë edhe kur isha pjesë e Partizanit, pasi te ky ekip jam rritur. Mendoj se ekipi është në pjesën e atyre skuadrave që janë të gatshme për të bërë mirë, prandaj kam ardhur me dëshirë të plotë për të ardhur tek ky klub, pasi grupi i lojtarëve nuk i mungon Vllaznis.

“Pavarësisht oferta nga jashtë, zgjedhja e Vllaznisë u ndikua dhe nga familja. Duke e parë Vllazninë që nuk është në momente shumë të mira dhe duke parë konkurencën e ngjeshur, edhe për të kapur Europën edhe për të rënë nga kategoria, zgjodha një ambient shumë të përshtatshëm për mua, duke e ditur se ishte dëshira e trajnerit, e administratorit e kryetares së bashkisë dhe dolëm në një konkluzion se duhet t’i shërbejmë ekipit, qytetit për aq mundësi sa kemi.

“Për sa i përket kritikave ndaj bashkisë, unë mund ta kritikoj përsëri nëse është nevoja. Para dy vitesh deklarova se e mira e qytetit të Shkodrës është të privatizohet ekipi ,për shkak se bashkia është një institucion shtetëror, ndërsa futbolli në gjithë botën është një biznes privat. Unë kam dëshirë të ec Vllaznia. Mbështetja vjen nga tifozët, nga qyteti, këto janë ato që e qojnë përpara një ekip.

“Vllaznia nuk duhet të ketë frikë nga klasifikimi. Edhe Tirana ra vjet, dhe dëgjova shumë opinioni, se si ra një kategori më poshtë. Vllaznia është një emblemë që edhe pse është në pozita të vështira nuk ia lejon vetës, pasi është një ekip me personalitet. Është fanela ajo që na bën 10% më të mirë se skuadrat e tjera.

“Nuk është e nevojshme forma e Sukaj, është e nevojshme edhe forma e ekipit që janë pjesë e skuadrës. Faza përgatitore do të na ndihmojë të arrijmë në formën maksimale.

“Me shumë nga lojtarët aktual të skuadrës kam luajtur dhe përshtatja nuk është shumë e vështirë për të ndodhur.

“Unë jam një futbollist dhe nuk është detyra ime të jap sugjerime rreth afrimeve në ekip. Unë jam personi që do të luaj në fushë.

“Golat më tepër i dua unë se sa publiku. Maksimalisht i premtoj se do të jem 100% i fokusuar tek skuadra e Vllaznisë.”- deklaroi blerja më e re e ekipit të Vllaznisë, Xhevahir Sukaj. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here