DETAJE/ Shpërthimi në Shkodër, njëri nga dy vëllezërit shef te Patentat. Çfarë tha në polici

0
2578

Detaje të reja janë publikuar lidhur me ngjarjen që tronditi lagjen “Tre Herojt” në qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Persona të paidentifikuar kanë hedhur një sasi lënde plasëse në oborrin e përbashkët të dy vëllezërve Paja.

 

Mësojet se njëri prej vëllezërve, Fran Paja është me detyrë shef finance në Drejtorinë e Patentave në qytetin e Shkodrës. Në dëshminë e tij para uniformave blu ai është shprehur se nuk ka konflikte me njeri.

“Nuk kam pasur konflikte me ndokënd, nuk di se kush mund të ketë bërë diçka të tillë apo pse”, ka dëshmuar ai.

Sipas policisë së Shkodrës, si pasojë e shpërthimit është dëmtuar mjeti “Citroen”, me targë AA505BA, i cili ndodhej në oborrin e shtëpisë.

Informacion Paraprak
Me datë 06.01.2018, rreth orës 02:00, ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Tre Herojt” Shkodër, në oborrin e përbashket të banesave të vëllezërve F.P. dhe M.P. është dëgjuar një shpërthim lënde plasëse

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse, ku si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme të lehta materiale të mjetit tip Citroen me targë AA 505 BA.

Nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një fitil zjarrpërcjellës me gjatësi 8 cm.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here