Shkarkohen 3 drejtorë rajonalë të AKU-së, nuk garantuan…

0
952

Tre drejtorë rajonalë të AKU-së janë shkarkuar nga detyra.

Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Bujqësisë, e cila sqaron se janë shkarkuar drejtorët në Korcë, Dibër dhe Lezhë.

Gjatë dy ditëve të fundit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit si pasoje e evidentimit të shkeljeve të vazhdueshme në zhvillimin e funksioneve të tyre dhe mospërmbushjen e objektivave për garantimin e sigurisë ushqimorë, ka marrë masën largim nga detyra për drejtorët rajonalë të AKU në Qarkun Korcë, Dibër dhe Lezhë”, thuhet në njoftim.

Procesi i auditimit të aktivitetit të çdo punonjësi duke nisur nga pozicionet drejues e deri tek roli bazë në AKU, do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë duke mos toleruar asnje rast në mos përmbuyshjen e objektivit kryesor të këtij institucioni, garantimin e sigurisë ushqimorë në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here