Zbardhet formulari/ Ja për çfarë është dënuar Dritan Bici, deputeti i ri i PDIU-së

0
685

Pasi KQZ-ja i hoqi mandatin deputetit të qarkut të Elbasanit, Aqif Rakipi për shkelje të ligjit të dekriminalizimit, pasuesi në listën e kandidatëve të PDIU-së është Dritan Bici.

Ish-kryebashkiaku i Gramshit që pritet të zërë vendin e Rakipit në Kuvend, rezulton të ketë pasur probleme me drejtësinë.

Në mars të vitit 2013, ai rezulton të jetë dënuar për kundërshtim të urdhrit të policies, dënim të cilin e ka shënuar në formularin e dekriminalizimit.

Mësohet se atëherë, Bici ka hyrë me automjet në fushën e futbollit gjatë ndeshjes Gramshi-Mamurrasi dhe ka tentuar të dhunojë arbitrin e takimit. Ai është proceduar nga policia dhe është dënuar nga Gjykata e Elbasanit me një muaj e 15 ditë burg, e konvertuar përfundimisht me 60 orë punë publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here