Aksident i frikshëm në Fushë-Krujë, shoferi përplaset me mbrojtëset anësore dhe humb jetën

0
1271

Një aksident i frikshëm me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme pranë fshatit Nikel në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë.

 

 

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje , një person, identiteti i të cilit nuk është bërë ende me dije, ka ndërruar jetë nga përplasja e fuqishme.

Një automjet ngjyrë gri ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtëset anësore të rrugës. Mendohet se shoferi i makinës ka ndërruar jetë menjëherë.
2-38
Shkaku i përplasjes nuk është bërë ende me dije nga burime zyrtare. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

1-33

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here