“Harruat si erdhët në pushtet”/ Deputeti i PD ironizon Ndreun: Hera e parë që jam dakord me një socialist

0
1023

Pas ‘shpërthimit’ të deputetit socialist Pjerin Ndreu për qeverinë ‘Rama 2’, vjen reagimi nga një koleg i tij nga kampi demokrat.

Në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, deputet i PD-së, Agron Shehaj shkruan me ironi se për herë të parë është dakord me një socialist.

Shehaj pohon se socialistët erdhën në pushtet me vota të vjedhura, ndërsa merr si shembull ccështjen ‘Tahiri’. “Për herë të parë jam dakord me një deputet të PS. Si e harruan Tahirin me shokë që i solli në pushtet? Mos u shqetësoni, është thjesht shfaqje! Nuk e harrojnë ata atë se edhe po të donin, nuk i harron ai!!!” shkruan Shehaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here