Kushte mjaft të mira në Ulqin, Vllaznia stërvitje dhe merkato

0
1131

Ka nisur mbarë faza përgatitore e Vllaznisë në Ulqin. Hoteli ku është akomoduar skuadra shkodrane, “Dajti”, ofron kushte mjaft të mira dhe gjithçka është sipas pritshmërive të stafit.

Dje në Ulqin shkuan edhe drejtuesit më të lartë të klubit, që prezantuan mbrojtësin Sedat Berisha, përforcimi i fundit i klubit.

Sot Vllaznia ka punuar në palestër, duke nisur stërvitjen me ritëm të lartë.

Ndërkaq, në 2-3 ditët e ardhshme priten përforcime të reja. Një qendërmbrojtës e një anësor i majtë, por edhe një sulmues i huaj, janë synimet e klubit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here