Shqiptarët të parët për azil në Francë

0
2623

7630 shqiptarë kërkuan azil në Francë gjatë vitit 2017, duke u renditur kështu në vendin e parë. Shtetasit nga Shqipëria kanë qënë dy herë më të shumtë në numër se sirianët, gjë që shihet me shqetësim nga autoritetet franceze. Shkalla e pranueshmërisë së shqiptarëve ka qënë e ulët ndaj ekspertët e bëjnë edhe njëherë të qartë se arsyet ekonomike nuk merren parasysh për të garantuar qëndrimin në Francë.

Në vitin 2017, shtetasit shqiptarë u rradhitën në vendin e parë për nga numri i kërkesave për azil që janë depozituar në Francë. Më konkretisht, numri i tyre arriti në 7.630, duke lënë pas afganët me 5.987, shtetasit nga Haiti me 4.486, e kështu me rradhë. Për t’u theksuar është fakti se numri i shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil, është dy herë më i lartë se ai i sirianëve, ku vemtëm 3.249 prej tyre kanë paraqitur dokumentacionin për të qëndruar në Francë.

Hartuesit e raportit që është publikuar nga Qëndra Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve dhe Personave pa Shtetësi, e vë theksin tek fakti që numri i shqiptarëve që kërkojnë azil mbetet i lartë, pavarësisht se vendi ynë konsiderohet si një vend i sigurt.

Argumentet më kryesore që dëgjohen nga shqiptarët janë shkaqet ekonomike, një arsye kjo që nuk merret parasysh në dhënien e të drejtës së qëndrimit. Nisur nga këto rrethana, shkalla e pranueshmërisë së kërkesave të shqiptarëve ka qënë e ulët dhe në nivelin 6.5%.

Autoritetet franceze nxisin edhe njëherë shtetasit që vijnë nga vendet e sigurita që të mos ndërmarrin udhëtime, pasi nuk kanë asnjë shans për të përfituar azil për rrethana financiare. Për t’u theksuar është fakti se vala e fundit e azil-kërkuesve që ka përfshirë europën është më e madhja që është ndeshur pas më shumë se 40 vitesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here