Arta Marku me dorë të hekurt, largon nga drejtimi kryeprokurorin e Elbasanit (Emri)

0
741
SEANCA DEGJIMORE ME KANDIDATET PER KRYEPROKUROR PROVIZOR - /r/n/r/nHEARING SESSION WITH CANDIDATES FOR GENERAL PROSECUTOR -

Pas ndryshimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, Arta Marku ka nisur lëvizjet edhe në qarqe të drejtuesve. Ndryshimet kanë nisur nga prokuroria e Elbasanit ku është larguar nga detyra drejtuesi i organit të akuzës, Dritan Gina, i cili është burri i Rovena Gashit, e cila u shkarkua nga Arta Marku në fund të 2017 nga pozicioni i kreut të Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Dritan Gina u komandua në Elbasan në 3 nëntor të 2016 me urdhër të Adriatik Llallës në vendin e Besnik Canit, i cili u emërua prokuror në Tiranë. Dritan Gina para se të komandohej në Elbasan ka qenë prokuror në Durrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here