Thursday, May 2, 2024
Home Politikë Basha: Ramës i dështoi ëndrra, lideri i vjetër ka fyer marrëdhëniet me...

Basha: Ramës i dështoi ëndrra, lideri i vjetër ka fyer marrëdhëniet me SHBA

0
675

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar sërish me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama sa i përket sjelljes së armëve kimike siriane në vendin tonë. Duke folur në mbledhjen e grupit, Basha e cilësoi si të pasiqertë tërheqjen e Ramës nga sjellja e armëve kimike në Shipëri duke e quajtur kreun e qeverisë si mashtrues i cili kërkon vetëm përfitime personale. “Edi Rama u detyrua të hiqte dorë nga ëndrra e tij për përfitime personale.
Ky mentalitet anti demorkatik i kohës së shkaur që rama ka tentuar dhe po tenton t`ia diktoj të tashmes mori përgjigjen e merituar. Kjo është një fitore e madhe e demokracisë, është një fitore e paçmuar e shoqërisë. Me krenari e përsëris se punën e madhe e bënë shqiptarët e bashkuar pa dallime politike,  e bëri rinia si forcë, si shpresë, si ëndërr dhe si aspiratë e shëndetshme demokratike, moderne dhe europiane.
Dua të shpreh mirënjohjen të gjithë të rinjve dhe të rejave që u bënë barrikadë e pakapërcyeshme e aventurës dhe ëndrrës së keqe të kryeministrit të vendit për armët kimike” tha Basha. Sipas Bashës, në këtë zhvillim historik, opozita ishte në anën e duhur, në anën e vlerave të demokracisë perëndimore euro-amerikane  dhe në anën e transparencës dhe të të drejtave të qytetarëve.
Sipas Bashës, në këtë zhvillim historik, opozita ishte në anën e duhur, në anën e vlerave të demokracisë perëndimore euro-amerikane  dhe në anën e transparencës dhe të të drejtave të qytetarëve. “Ne bëmë detyrën tonë politike dhe institucionale.  Duke u mbyllur në heshtjen e tij dhe në kulisat e tij, në atë që e cilësoi si sekret për armët kimike, sekret që po e mbante vetëm për qytetarët shqiptar Edi Rama kishte për qëllimin ta zinte vendin para faktit të kryer, gjë që do ta kishte ndërlikuar zgjidhjen e problemit.E pamë të gjithë si doli, i prishur në fytyrë duke sharë opozitën, median e lrië që i prenë ëndrrën dhe nuk i mbanë ison” tha Basha.
Basha e akuzoi Ramën për anti-amerikanizëm duke theksuar se ai ka fyer miqësinë mes dy vendeve por nuk i ka cënuar marrëdhëniet mes tyre. “Ai është sot problemi. Ai është e vjetra në këtë evnd. E kmi treguar me fakte duke denoncuar paligjshmërinë dhe arbitraritetin e tij. Ai u bë i njohur si i tillë faqe gjithë miqve e partnerëve ndërkombëtarë.
Ai po përpiqet që me veglat e tij qorre të akuzojë opozitën dhe median e lirë si anti-amerikane ndërkohë që nuk kishte më amerikane në Shqipëri sesa protesta e dy javëve të fundit të të rinjve. Amerikane ishte rezistnca e tyre. Amerikane ishte qëndrimi i opozitës që nuk lejoi talljen në Parlament. Vetëm mednja e tij gjen armiq ku kërkon fajtorë tek protestuesit. Me arbitraritetin e tij si kryeministër, Edi Rama ka fyer miqësinë e vjetër dhe të thellë më SHBA-në por nuk i ka cënuar dhe nuk i ka dëmtuat marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Askush nuk ka forcë ta bëjë këtë.
Shqipëria është dhe do të mbetet vendi më proamerikan. Shqipëria ka ndryshuar për të mirë, të gjithë e kemi detyrë të thellohemi për të kuptuar më mirë këtë Shqipëri të re të njerëzve të lirë” u shpreh Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here