Monday, May 20, 2024
Home Politikë Jerusalemi, ai i kërkoi Turqia, Shqipërisë votën kundër SHBA në OKB?

Jerusalemi, ai i kërkoi Turqia, Shqipërisë votën kundër SHBA në OKB?

0
841

Ministri për Evropë dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në një intervistë ekskluzive në “Tonight Ilva Tare”, duke komentuar për herë të parë në një studio televizive qëndrimin e Shqipërisë në OKB kundër vendimit të presidentit amerikan për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, thotë se qëndrimi i Shqipërisë për shumë çështje nuk ka ndryshuar që nga vitit 2006. Ai pranon se ka pasur ftesa nga presidenti dhe ministri i Jashtëm turk për këtë çështje, duke mos dhënë detaje të tjera, ndërsa shton se vendimi i Shqipërisë nuk është ndikuar nga Ankaraja zyrtare.

Bushati: Para një viti e gjysmë ka qenë një debat i ngjashëm për votimin e Shqipërisë për sa i përket vendimit për flamurin e Palestinës si vend vëzhgues në OKB. Dy vite më pas është e kuptueshme që e gjithë kjo ishte një flluskë sapuni nga PD. Dy-tre vite më parë ka pasur një diskutim të ngjashëm në Parlament nga Sali Berisha për sa i përket votimit të rezolutës për sanksione ndaj Kubës.

Qëndrimi ynë është si dy pika uji me qëndrimet e Sali Berishës kur ishte në qeverisje. Marrim rastin e Jerusalemit, në OKB ka disa rezoluta dhe kam vënë re nga gjithologët apo ata që unë i quaj jovertebrorë, por edhe ata duhet se mbushin studiot televizive. Ngatërrohet shpesh statusi i Jerusalemit me vendngulimet në Palestinë dhe aktivitetin nuklear në Lindjen e Mesme.

Për statusin e Jerusalemit ka një konsensus ndërkombëtar 70 vjeçar. Qëndrimet e Shqipërisë për këtë rezolutë nga 2006 e deri më sot kanë qenë krejt të njëjta.

Ka pasur një konsultim specifik me Presidentin e Republikës. Shqipëria që nga ’92 është vend anëtar i Konferencës Islamike një vendim i marrë. Është një vendim sui-generis.

Që nga ’92 e deri sot, vendi ynë ka qenë prezentë formalisht në Konferencën Islamike. Niveli i përfaqësimit ka qenë në nivele të dyta.

Duke qenë se për këtë çështje ka pasur një ftesë nga Presidenti Erdogan drejtuar Presidentit Meta dhe një ftesë tjetër nga Çavushoglu drejtuar ministrit të Jashtëm shqiptar, ne kemi bërë sugjerimin tonë përkatës jo vetëm për nivelin e përfaqësimit në Konferencë por edhe për qëndrimin që do të mbajmë. Kjo procedurë është zhvilluar me shkrim, qoftë me shkresë ashtu edhe me email. Për këtë, Presidenca nuk ka pasur asnjë kundërshti. Ky qëndrim është reflektuar edhe disa ditë më vonë në rezolutën e OKB, e cila nuk është një rezolutë anti-Trump.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here