Deputeti demokrat Tritan Shehu përmes një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar politikën që po ndjek qeveria Rama me sistemin shëndetësor. Madje, Shehu shkruan se qarkullimi i mjekëve nga qendra drejt periferisë është ngjallje e sistemit komunist.
Postimi i plotë
SHËNDETËSI, QARKULLIMI KOMUNIST PO RINGJALLET!
Ka filluar me sektorin e “nënës e fëmijës” i shumë përfoluri dhe i aspak racionali, “qarkullimi” i mjekëve të Qendrës drejt periferisë.
Një vendim absurd e arbitrar ky, që absolutisht nuk mund të zgjidhë gjendjen katastrofale të sistemit tonë shëndetësor, spitalor në veçanti, situatën tragjike përsa i përket numrit të mjekëve, specialiteteve e shtretërve në vend.
Shëndetësia shqiptare ka nevojë për strategji të qarta zhvilluese, decentralizim të thellë institucional, financime adeguate, transparencë etj; jo per Lei Fe Nizma e vendime të diktaturës.
Këto masa, jo vetëm që nuk do të përmirësojnë gjendjen, por përkundrazi duke tentuar të maskojnë realitetin e dëmtuar rëndë edhe Qendrën, veçse do shpejtojnë kolapsin e plotë të sistemit.
FATKEQËSISHT PAK KOLEGE PO NGRENË ZËRIN PUBLIKISHT NDAJ KËTYRE VENDIMEVE TË VERBËRA!
Kaq thellë paska hyrë frika në “palcë”!?