Ironia e deputetit te PD: Marku e pafuqishme, pret ne paradhome ministrat te mbarojne kafen

0
685

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas takimit të kryeprokurores Marku me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Përmes një statusi në Facebook, Salianji tregohet skeptik për ecurinë e reformës në drejtësi dhe thotë se në vend që ministra e deputetë të dridheshin para kryeprokurores, ndodh e kundërta ajo shkon në zyrën e tyre. Ndërsa nuk e kursen ironinë, Salianji shprehet se ka shumë mundësi që Arta Marku edhe t’i ketë pritur ministrat në paradhomë, që të mbaronin kafen.

 

 

REAGIMI I PLOTE:
Prokurori i Përgjithshëm që duhet ti bëjë të dridhen nga frika ministra e zyrtarë thërritet në zyrën e ministrit sikur të jetë vartësi me kokulur i institucionit!

Mosbesimi i publikut është legjitim derisa mosndëshkueshmëria është institucion.
U deshën 27 vjet përpjekje, padrejtësi, luftë politike, mosndëshkueshmëri dhe shkelje ligji që me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe votën e gjithë partive politike të votohej reforma në drejtësi.

Reforma që do bënte të mundur shkeputjen e ndikimit politik tek prokuroria dhe gjykatat dhe do fuqizonte institucionet e drejtësisë duke zgjedhur profesionistë me veting!

Sot pafuqia e institucionit të Prokurorit tê Përgjithshëm duket shteruese, përderisa pret në paradhomë të mbarojnë kafen Xhafa-Gjonaj-Ahmetaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here