Nis zbatimi i ligjit anti-duhan, “zero” tolerance ndaj te gjithe subjekteve dhe individeve

0
1027

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka nisur inspektimet në të gjithë vendin për zbatimin e ligjit anti duhan. Nga Lezha kryeinspektori, Eltar Deda, theksoi vendosmërinë për të zbatuar ligjin pa kompromis dhe me tolerancë “zero’ ndaj të gjithë subjekteve dhe individëve që e shkelin atë!

Krahas Tiranës, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka nisur në të gjithë vendin kontrollet për zbatimin e ligjit anti duhan.

Eltar Deda: Gjatë gjithë kohë do jemi në terren, në lidhje për të monitoruar këtë situatë dhe këto dy ligje.

240 subjekte janë kontrolluar vetem në qarkun e Lezhës, nga ku kryeinspektori Eltar Deda përsëriti qëndrimin se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj kujtdo që shkel ligjet për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit dhe mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit.

Eltar Deda: Nuk do bëjmë tolerim për askënd, qoftë ky edhe ndonjë i fortë në subjekte. Jemi në evidentimin e atyre subjekteve që e kanë shkelur herë pas herë dhe do jemi përsëri tek ata për ti ndaluar.

Prej një jave kontrollet kanë rinisur edhe në qarkun e Beratit ku në një ditë kryen mesatarisht deri në 50 inspektime.

Faik Shosha: Situata është e kënaqshme pasi njerëzit janë të ndërgjegjësuar për dëmet që shkakton konsumi i duhanit në ambiente të mbyllura.

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka theksuar vendosmërinë për të zbatuar pa kompromis dhe me tolerancë “zero’ të ligjit për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast abuzimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here