Gjatë fjalës së tij ditën e djeshme, ku u prezantua portali “Infermierë për Shqipërinë”, kryeministri Edi Rama tha se kjo dritare e re do të ofrojë mundësi punësimi reale sipas një sistemi transparent te vleresimit te meritës.
Rama tha gjithashtu se mbi të gjitha do të sigurohet që infermierët të mos ndahen sipas partive dhe as të fitojnë apo humbasin vendin e punës për shkak të partive. Por ndjekësit i kanë shkruar kryeministrit se po përgatit ‘funeralin’ për shëndetësinë., ashtu sic vdiq sipas tij arsimin.
Komentuesi: Demagogji. Do veprojne si ne arsim ! Hoqen te mencurit dhe kane vendosur budallenj! Arsimi vdiq tani po i përgatisin funeralin edhe shëndetësisë!
Replika e Ramës: Hahahahahahhaah o zot! Arsimi vdiq pasi lulezoi per cerek shekulli tani do vdesë shëndetësia! Te marrsha te keqen e mendjes Artan e paske drite e dituri 🤩