Në një kohë kur në Lezhë po zhvillohet mbledhja e parë e qeverisë ‘Rama 2’ për këtë vit, jashtë godinës ku mbahet mbledhja po zhvillohet një protestë.
Mësohet se kanë qenë banorët e Torovicës ata që janë hedhur në protestë, ndërsa protestojnë për gjendjen e rrugës së fshatit të tyre.
Ndërkohë, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, njëherësh edhe deputetë në këtë qark, bisedoi me disa banorë, ndërsa u premtoi atyre se do të shqyrtohet projekti për rikonstruksion.
Ndërkohë, në të njëjtën protestë, disa të rinj kanë shfaqur pankarta të tilla si: “Trafikant”,” krim”, etj.