105-vjetori i policisë, nderohen 4 drejtorë, mes tyre edhe drejtori i Shkodrës Gjovalin Loka…

0
1954

Në 105-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit është vendosur të mbahet në Lezhë një aktivitet ku do të vlerësohen me çertifikata katër drejtorë policie.

Në aktivitetin ku do të marrin pjesë kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm do të nderohen me nga një certifikatë drejtori i Policisë së Tiranës Ardi Veliu; drejtori i Policisë së Durrësit Alfred Çepe, drejtori i policisë së Shkodrës Gjovalin Loka dhe drejtori i komanduar i policisë së Elbasanit Altin Qato.

Një tjetër zhvillim që pritet të ndodhë sot gjatë aktivitetit në Lezhë sipas burimeve është edhe emërimi i drejtorit të ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që do të pasojë Haki Çakon.

Mësohet se kanditaturë e mundshme është edhe Sokol Bizhga, i cili i plotëson kriteret pasi ka 18 vite në polici pa shkëputje dhe mban prej vitesh gradën drejtues i parë. Bizhga ka që prej të premtes që shoqëron ministrin Xhafa në Lezhë. Bizhga është përfolur edhe si kandidat për postin e drejtorit për rendin e sigurinë publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here